Wednesday, April 3, 2024
LajmeSporti

FC Vëllaznimi shkon në Durrës për përgatitje

Vellaznimi para nisjes në detRisit në klubin Kuq e Zi të futbollit po ndiqen me vëmendje nga futbolldashësit gjakovarë dhe jo vetëm ata. Edhe shkuarja në përgatitje kishte zgjuar interesim. Dhjetëra tifoz kishin dalë të enjten pasdite për t’iu uruar udhëtim dhe qëndrim të këndshëm në Durrës. Kureshtja e tyre ishte për të parë edhe autobusin e bukur e të dekoruar të skuadrës.

Kryetari klubit Shkëlzen Gashi shprehet i lumtur që investimet e deritashme dhe përforcimet gradualisht po japin efektet e para. ‘Skuadra po kompletohet dhe ne jemi të lumtur’ tha Gashi i bindur se po vijnë ditë më të mira për Vëlaznimin.

Kryetrajneri Arsim Gojani mendon se ushtrimet në Durrës do të shërbejnë për vazhdimin e ritmit të ushtrimeve dy herë në ditë si në aspektin kondicional poashtu edhe në ato taktike.

Edhe futbollistët u shprehën të lumtur me mundësinë që po ju jepet që 10 ditë ti kalojnë në bregdet dhe të shfrytëzojnë rastin të takohen me skuadra tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *