FEJTONE
AUTOMOBILIZMI NË GJAKOVË
90 vjet të automobilizmit në Gjakovë
Intervista: Emin RIZVANOLLI
Qyteti i Gjakovës ka 90 vjet qysh kur në rrugët e veta ka parë automobilin e parë. Ishte një ngjarje e veçantë për banorët e asaj kohe. Me vitet, familjet gjakovare filluan të merren më seriozisht me automobilizmin. Një nga këto familje gjakovare ishte edhe familja Rizvanolli.
Se si ka ecur zhvillimi i automobilizmit në qytetin e Gjakovës këtë do ta mësojmë nga bashkëbiseduesi ynë Emin Rizvanolli, i cili me përkushtim i është qasur kësaj çështjeje. Ka mbledhur materiale shumë të vlefshme që flasin për rrugëtimin e automobilizmit në Gjakovë.
Çka ishte ajo qe ju ka shtyre te përkushtoheni për automobilizmin?
– Unë rrjedh prej një familjeje e cila tradicionalisht është marrë me zejen e vozitësit d.m.th familja ime ka nxjerrë po thuajse vozitësit e pare në qytet, kështu që prej fëmijërisë kam pas si pasion … Meqenëse te axhët e mi kam asistua kur ata kanë punuar dhe kështu që më ka ra me njohtë shumë rreth kësaj lëmie.
Familja Rizvanolli të cilës ju i përkisni është nder familjet e para qe është marrë me automobilizëm ose ka pas vetura kamioneta, autobusë e tjera. Kush janë nga familja Rizvanolli të parët qe janë marrë me automobilizëm?
Nga familja Rizvanolli i pari ka qenë Ademi i cili ka mësuar 3 vite në Tiranë zejen e mekanikut dhe niëherit edhe të vozitësit. Pas tij ka dal i vëllai Qazimi, pastaj Nazimi gjegjësisht Naku ( si i kanë thonë në atë kohë mjeshtër Naku),dhe i katërti me radhë ka qenë Shyqeriu. Katër vëllezër kanë qenë shoferë të viteve të tridhjeta.
Familja Rizvanolli 1
Ne foto: Adem, Qazim, Nazim-(Usta Naku) dhe Shyqeri Rizvanolli
Ademi ka qene shofer qysh ne vitin 1928
Po çka flasin fillet e para të automobilizmit? Përpara veturave me katër rrota kanë qenë ato biçikletat e njohura. A ke marrë ndonjë të dhënë se kush e solli biçikletën e parë në qytetin e Gjakovës?
:-Po! Biçikletën e parë në qytetin e Gjakovës e ka sjell Haxhi Vehbi Zhubi prej shteteve Arabe në vitin 1909. Ai atje ka punuar si konduktori i trenave dhe me tu kthyer në Kosovë gjegjësisht në Gjakovë ndalon në Selanik të Greqisë dhe e blen një biçikletë e cila ishte dedikuar për një oficer turk e i cili kishte hequr dorë nga ajo. Kështu që e njëjta ishte për shitje dhe atë e bleu Haxhi Vehbiu.Kjo biçikletë evidentohet si biçikleta e parë në qytetin e Gjakovës.
Ne foto: Haxhi Vehbi Zhubi- I cili e solli biçikletën ne Gjakove 1909
Familja Rizvanolli Plaku
Dhe pas biçikletës e cila sigurisht se ka qenë shumë interesante për banorët e asaj kohe në qytetin e Gjakovës, sepse ka qenë një gjë e re, ka ardhë automobili. Ke mbledhë mjafte shënime, ke biseduar me njerëz të moshuar, çka thonë ata, cili është varianti rreth asaj se kush e solli automobilin i pari në Gjakovë?
Foto: Pashë Ibrahim Vula i cili solli veturën e parë në Gjakovë 1923
Vehbi
– Automobilin i pari në Gjakovë e ka sjellë Pashë Ibrahim Vula. Këtë e kam vërtetuar me Haxhi Vehbi Zhubi Meqen i cili në atë kohe i ka pasur 17 vjet. Ky ka qenë i lindur me 1906 kështu qe edhe 17 vjet sa i ka
pasur kur ka ardhur makina e parë faktikisht i bie që makina e parë ka ardhur me 1923. Atë e ka sjellë Pashe Ibrahim Vula.Ka qenë një makinë amerikane Chevrolet. Më pastaj me vone ai e ka sjell edhe makinën e dytë të markës” Fiat”, dmth i ka pas dy makina të cilat i ka përdorur vetëm për veti. Ai nuk i ka përdorur as si taksi apo ndonjë nevojë tjetër, por thjeshtë, ka qenë i pasionuar pas makinave.
Ardhja dhe paraqitja e automobilit të parë në Gjakovë ka qenë diçka kurioze për qytetarët.
profesor Esat Haskukaj i cili thotë se makinat e para ose kamionët e parë qe janë parë në këto treva kane qenë të ushtrisë austro-hungareze ne vitin 1918)./Zeki Vehapi/
(vazhdimi në “Gjakovapress” nr. 5)
Tradita Gjakovare
Gjakova e vjeter
Përgatiti: Niman Ferizi, pedagog,
Për t’iu çasur çështjes së traditës gjakovare nga këndvështrimi dhe aspekti kulturor-psikologjik dhe natyrorë në masë të konsiderueshme më ka ngacmuar e motivuar roli i madh i Radio Gjakovës në afirmimin e këtij thesari. Moment tjetër dominues për të shkruar këta rreshta ishte mendimi im për një lëkundje të identitetit tonë si gjakovar, dhe kujtoi që me ketë punim të jap një kontribut simbolik për rifitimin e identitetit tonë kur dihet se Gjakova në të kaluarën jo të largët njihet si qytet i intelektualeve dhe tregtarëve.
Sikurse edhe bashkëqytetarët tjerë të mi Gjakovar vlerësoj punën e Radio Gjakovës e sidomos emisionin e të dielave “JA THEMI PLEQËRISHTE”që kultivon traditën gjakovare para dhjetëra dhe qindra viteve dhe mendoj që ka rol të rëndësishëm në informimin dhe kujdesin që qytetaret duhet të tregojnë për traditën e qytetit tonë, objekteve të kultit, të kulturës dhe zejeve të vjetra etj. Ishte shumë me interes emisioni i imituar kohë më parë për doajenin e fotografisë Gjakovare Ahmet Zherka, emision ky i cili dëgjuesit e informuar i ka mbush me krenari për Gjakovën tonë të dashur. Pra ishin vitet kur kjo fotografi, ky art në Shkodër lidhet me mjeshtërit (maestro) evropian Kolë e Pjetër Marubi. Ndërkaq, në Manastir me vëllezërit Monaki, ku aparatura shtetërore Maqedonisë edhe sot e kësaj dite dëshiron ti përvetësoj si maqedonase.
Ndaj është shumë e kuptimshme që Gjakova ne artin e fotografisë jo vetëm që ecë me Shkodrën dhe Manastirin e alfabetit,por nuk gjendet shumë pas edhe Parisit ku kishin mësuar zejen vëllezërit Marubi.
Emisionet “JA THEMI PLEQËRISHTE” janë shumë simpatike për ruajtjen e kujtesës kolektive gjakovare. Në këto emisione evokohen me nostalgji shumë zeje të moçme, dokumente të kohës, fragmente nga e kaluara arsimore e vështirë e popullit të qytetit të Gjakovës, etj.
Vlerësoj punën e doajenit të gazetarisë gjakovare Zeki Vehapi për angazhimin e tij për ruajtjen e pasurisë së këtij thesari gjakovarë dhe evokimin që i bën me pietet në këto emisione për këngëtarët e mirënjohur nga i famshmi Ymer Riza me shokë gjerë të bashkëqytetari jonë, Esat Bicurri i ndarë në luftën e fundit, që në vete kanë kultivuar muzikën dhe këngën shumë të pasur burimore shqipe duke na lënë një thesar të pasur muzikorë që aktualisht nuk ndodhë me shumë këngëtarë të ditëve të sotme.
Kujtoj që në këto emisione radio Gjakova po e kryen pjesën e vetë të punës dhe pse në kushte të vështira si teknike dhe materiale. Radio Gjakova që quhet radio e shtëpisë jo vetëm gjakovare duhet të ndihmohet nga qytetarët me ide, materiale të ndryshme, debate pse jo edhe materialisht nga njerëzit vullnet mirë, firma OJQ dhe qytetarë të interesuar për kulturë dhe informim. Kjo ndihmesë tekniko-materiale ndaj radios është shumë me interes meqë emisionet që i realizon Radio Gjakova të kulturës, ekonomisë, sportit dhe ky i thesarit gjegjësisht memories se Gjakovës sonë të dashur, krahas institucioneve tjera ka shumë rëndësi për edukimin e të rinjve dhe të rejave për formësimin e dimensionit të tyre si qytetarë të denjë në shoqërinë demokratike apo drejtë një shoqërie të qytetëruar njerëzore.
Radio Gjakova me informacionet dhe programe të veta si ky mbi thesarin dhe traditën tonë ka pas dhe akoma ka efekt relaksuse për bashkëqytetarët që akoma përballen me frustrimet nga lufta e fundit, dihet çka përjetoi Gjakova gjatë luftës së fundit, apo me krizën aktuale ekonomike-social, pastaj me vlerat e devalvuara etj. Edhe Gjakova e jonë e dashur ka historinë e vetë si të largët ashtu dhe te afërt që është shumë e nevojshme ta njohim edhe për të përballuar vështirësitë e ardhshme. Kujtoj se po ballafaqohemi me shumë sfida aktuale, si më shqetësuese është akulturimi në shoqërinë tonë si në pjesët e saja urbane ashtu edhe ato rurale. Apo çka ndodhë sot kemi ndërtime të hoteleve, mbindërtimeve, birrari, kateteri gjithandej. S’kemi parime si ata ruajmë qytetin, duhet të zgjohet ndërgjegija qytetare që qyteti të ketë parqe për fëmijë, për të rinj dhe të moshuar, shkolla, muze, librari specialistike dhe shumë gjëra tjera të dobishme.
Privatistëve nuk duhet t’iu interesoj vetëm ekstra profiti, por të jenë më dorëshlirë, më human, të ndihmojnë të tjerët.. Ndërkaq, specialistët duhet të ngritin zërin për të ruajtur thesarin kulturor dhe natyror që të mos anashkalohet specifika dhe kultura jonë kombëtare, konkretisht të ruhet origjinaliteti i saj.
Mendoj që është ana e mirë e Qeverisë komunale – aktuale, ruajtja e identitetit tonë natyrisht në bashkëpunim me qytetarët, ndërkaq anë e keqe gjerë dje ishin llamarinat gjithandej, ndërtimet e egra, problemet e komunikacionit që shpejtë do të harrohen.
Është për të ardhur keq që për të kaluarën tonë të afërt jo vetëm të moshuarit por edhe strukturat e ndryshme madje edhe intelektuale, pak kanë njohuri, meqë mungojnë edhe studime elementare nga më të ndryshmet për këtë thesar dhe traditën tonë historike
Është i veçantë angazhimi i Radio Gjakovës pastaj historianëve dr. Masar Rizvanolli dhe dr. Jusuf Bajraktarit që me punën e tyre kërkimore-arkivore historike duke shkruar edhe monografi për të kaluarën e qytetit tonë. Pastaj, gjeografi dr. Nesim Vala ka kontribuar në studimin e thesarit tonë natyror si të lumenjve, burimeve, klimës, erërave, trashëgimisë etj. Nga aspekti në ndriçimin e të kaluarës pedagogjike dhe rezistencës së shkollës në Kosovë gjatë okupimit serb kontributi i madh është i guximit dhe i vizionit të Dr. Mazllum Kumnova. Të rinjtë gjakovarë, bile edhe të moshuarit pak dimë për brendinë e jetës së baballarëve tanë me çka janë marrë, me çka janë mbajt në jetë, si kanë kaluar kohën. Sigurisht unë në këtë rast edhe si i moshuar dhe dëshmitar i kohës apo nga rrëfimet e bashkëqytetarëve të mi më të vjetër ju përkujtojë vetëm një aspekt të këtij tregimi të bukur që sigurisht e keni dëgjuar në emisione. “Ja themi pleqërishte” të Radio Gjakovës ndoshta edhe jo.
Baballarët tanë, gjyshërit, stërgjyshit, nënat, gjyshet tona janë marrë me shumë aktivitete: të artizanaleve të ndryshme në shtëpi, me tregti, bujqësi, zeje, por edhe edukim etj. Punohej shumë si në ara nga agu gjerë në terr. Kultivohet
kulturat e drithërave, hardhia e rrushit, duhani etj.
Edhe blegtoria ishte pasion i shumë familjeve si në fshat dhe qytet. Ka pasur ujë të mjaftueshëm, lumenj të pasur dhe më të rrëmbyeshëm si: Krena, Ereniku, Drini i Bardhë etj.
Gjakova vëzhgohej për mrekulli nga kodra e Çabratit. Për këtë kodër historike u shkrua dhe këndua shumë, ndër këta si më i përkushtuari ishte doajeni i muzikës sonë Mazllom Muejzini i cili me mjaft ndjenja i këndoj kësaj kodre.
Këto thesare natyrore të huajt në vendet e tyre i ruajnë me xhelozi, ndërkaq Çabrati jonë i vjetër e i rij nuk ka një trajtim adekuat. Çabrati i vjetër i përngjanë një fenomelogjie të dashurisë edhe pse nuk ka vreshta, nostalgjia ka mbetur, ndërkaq çabrati i ri ka krenarin e vet por edhe dhembshurin. Së fundi ky thesar natyror është një tregim i veçantë i qytetarëve të Gjakovës i ashtuquajturi tregimi “Cabrati”.
Shtëpitë në Gjakovën tonë ishin me oborre të mëdha me shumë fëmijë, me shumë mysafirë, ekzistonte një miqësi shumë e madhe ndërmjet njerëzve. Mikpritja gjakovare edhe sot e kësaj dite vazhdon me këtë traditë.
Kullat si në fshat ashtu edhe në qytet kishin një arkitekturë specifike dhe unikate. Shtëpitë ishin më të ulëta me puse dhe shumica kishin edhe ahurin-vendin për bagëtinë.
Në kodrën e Çabratit kultivohej hardhia e rrushit, po ashtu rrushi kultivohej edhe tek rruga që shpie ke Mullirii Zekave. Në këto vreshta me parcela të ndara familjare ku çdo parcelë rrëfen diçka kishte edhe pemë shumë të frytshme si: kumbulla, pjeshka, molla dhe fryte të tjera. Në këtë kodër punohej vazhdimisht e sidomos kur vilej rrushi, nga të rinjtë dhe te rejat të gëzuar po ashtu edhe zoti i shtëpisë për bereqetin e mirë të vitit. Dhe kjo atmosferë në Gjakovë besohej që i ngjante një mini karnavali. Rrushi në fillim ju dhurohej familjeve të varfra, pastaj familjeve që nuk posedonin parcela të rrushit. Një pjesë e rrushit terej për ditët e dimrit që do të vijnë. Më pastaj familjet gjakovare përgatitnin edhe ëmbëlsira, reçelra, musht etj. Disa prej këtyre familjeve që kultivonin rrushin kishin traditë edhe të pjekjes së rakisë shumë cilësore, për veti dhe për miqtë që e konsumonin gjatë festave të ndryshme apo ndejave që ishin tradicionale gjerë në ditët e sodit.
Edhe vera ishte një pije e dashur për gjakovarët që e përgatitnin familjet e caktuara duke e ditur edhe në atë kohë rendësin e saj për shëndetin, madje ishte traditë të konsumonin nga një gotë në ditë.
Blegtoria po ashtu kishte traditë edhe pse ishte ekstensive. Bujqit dhe blegtorët gjakovarë ishin të zotë pavarësisht që nuk ishin të shkolluar. Ata e kishin përvojën e baballarëve të tyre. Tek ata mbizotëronte vullneti dhe dashuria për punë me kafshë. Ata llogarit i bënin shumë mirë për aktivitetin që kryenin. Këtë zotësi dhe edukatë të punës, prindërit tanë e kishin marrë që nga fëmijëria pavarësisht nga regjimi apo më vonë nga diktatura serbe. Pra këta ishin të lidhur për familjen punën dhe atdheun, dhe rinia vazhdimisht edukoheshin në këtë frymë.
Shumë të moshuar na kanë rrëfyer apo treguar për rëndësinë e odave gjakovare ku ato paraqesin një lloj filozofie ku edukohej atdhedashuria vallet popullore, përdorimi të veglave muzikore, përdorimin e armëve, njohjen e zakoneve të vendit që kultivohen në një formë edhe sot.
Jo vetëm qyteti i Gjakovës por edhe Malësia e krahinat tjera për rreth saj në të kaluarën janë dalluar për bujarin, trimërinë dhe emancipimin. Eshtë për tu përmendur krahina e Krasniqes që gjithë atë ner (nder) i ka ba (bërë) kombit tonë. Aty gjetën bukë e strehë çetat e Azem e Shote Galicës, Ramë Sadikut, Zefit të vogël dhe shumë trimave të tjerë.
Kështu bashkëqytetarët tanë vazhdimisht duhen të krenohen me prejardhjen e tyre, të respektojnë të kaluarën e Gjakovës sonë të dashur pavarësisht që jetojmë një ambient tjetër të civilizuar ku kemi shumë kultura, religjione,
Gjakovës sonë të dashur pavarësisht që jetojmë një ambient tjetër të civilizuar ku kemi shumë kultura, religjione, botëkuptime.
Mendoi, që sot identiteti i të rinjve tanë duhet të mbështetet edhe në aktivitete tradicionale të baballarëve të tyre, në traditën apo memorien e tyre familjare e më gjerë. Aktualisht jemi dëshmitarë kur shumë bashkëqytetarë tanë të nderuar madje një pjesë me përgatitje superiore që për shkaqe të ndryshme si pasoje e krizes momentale ekonomiko-sociale janë të detyruar të ushtrojnë veprimtari të ngushtë apo të gjerë familjare, si p.sh: mekanik, bletar, përpunues të alkoolit, verës, apo zejeve tjera tradicionale si: orë punues, argjendar, rrobaqepës, qeleshepunues, marangoz etj.
Prandaj, në këtë etapë të tranzicionit, identiteti i jonë sigurisht duhet ti referohet vlerave pozitive të traditës së qytetit tonë.
Kjo pra ishte Gjakova e jonë e të kaluarës, e sot me krenari edhe e qytetarëve që kanë ardhur pas luftës së fundit dhe vizitorëve tjerë të mirëseardhur.
Tani me pavarësimin e Kosovës tonë të dashur edhe Gjakova duhet të prosperoj, rinia të ketë kushte për shkollim, për punësim e afirmim dhe të ndërrohet gjendjen e më të moshuarve (pensionistëve dhe ruajtjen e dinjitetit të tyre).
Pra edhe Gjakova e Gjon Nikoll Kazazit, Tahir Efendisë, Vokshëve, Bakijave, Mark Malotës, Permet Vulës e shumë të tjerëve duhet të rrezatojë me një dizajn të ri.
Përgatiti:
Niman Ferizi, pedagog,
Mësimdhënës në shkollën
Nëntëvjeçare “F.Agani” Gjakovë