Saturday, March 23, 2024
AktualeLajme

Festa e Kurban Bajramit, më 15 tetor

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të martën, më 15 tetor 2013.

xhamia e hadumitManifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban–Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë, ndërsa në Gjakovë, në Xhaminë e Hadumit.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 7:26,.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.