Wednesday, April 10, 2024
KulturëLajme

Festivali ESMA e ka freskuar verën gjakovare

Gjatë provave në skenën e Pallatit të Kultures

Verës gjakovare me vapë për dhjetë ditët e shkuara freski  kulturore I kanë sjellë rreth 100 studentë të muzikës nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi dhe mysafir të vendeve të ndryshme në festivalin ESMA . Punëtori, koncerte, prova, takime gjitha këto të shoqëruara me tinguj muzikor e kanë karaktërizuar këtë veprimtari.  Orkestra Simfonike e Festivalit ESMA do të përmbyllë aktivitetet e Akademisë Verore të Muzikës Europiane në Gjakovë me një koncert të madh në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” që do të mbahet sonte me fillim prej orës 19:00. Drejtori artistik i EMSA-s, Desar Sulejmani, tha për Radio Gjakovën se sot kurorëzohet puna intensive e profesorëve dhe nxënësve që ishin pjesë e akademisë së këtij viti. Sulejmani tha se studentët kanë bërë prova të veçanta, me profesorë dhe të gjithë së bashku me gjithsej 10 orë në ditë gjatë gjithë kësaj kohe kur ka nisur akademia. Desar Sulejmani njoftoi edhe për programin e koncertit të sontëm:

Ky është viti i dytë që Akademia Verore e Muzikës Europiane mbahet në Gjakovë, por Sulejmani pranoi se po bëhet përpjekje që ESMA të organizohet përgjithmonë këtu dhe të bëhet pjesë e identitetit gjakovar.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të ESMA-s pas Gjakovës, do të shfaqet edhe në Prishtinë dhe në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *