Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

Festivali Femijët në skenë

Femijet ne skeneNë Gjakovë është mbajt edicioni i 19-të i Festivalit tradicional skenik “Fëmijët në Skenë”, organizuar nga Teatri amator i Qytetit “Emin Duraku”. Me këtë rast adhuruesit e vegjël të artit skenik  kanë ndjekur 14 realizime të ndryshme teatrore të përgatitura nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore të komunës. Edhe me këtë rast doli shishit talenti i filloristëve për artin skenik, ndërsa organizatorët e festivalit lavdëruan mësimdhënësit dhe nxënësit që janë kujdesur për përgatitjen e shfaqjeve teatrore.

Tradita e gjatë e këtij festivali ka bërë që tek shumë breza të mbjellë dashurinë për artin skenik, për aktrimin dhe kulturën përgjithësisht.