Tuesday, February 6, 2024
AktualeLajme

Festoi Gjakova “Kuq e Zi”

Gjakova festonGjakova gati për 24 orë ka frymuar kuq e zi. Te marten në mbrëmje e deri sot në mëngjesin e hershëm vetëm futbolli ishte në qendër të vëmendjes. Ndeshja e kombëtares së Shqipërisë me Serbinë për kualifikimet e Evropianit 2016, ka vënë në lëvizje gjithë tifozerinë shqiptare, pra edhe atë gjakovare për ta shënuar këtë ndeshje si historike, por që fatkeqësisht u ndërpre në minutën e 42.’

flamuri ne BeogradQielli i Beogradit u pushtua nga flamuri kuqezi ndërsa në ‘fushëbetejë’ heronjtë e Kombëtares e mbrojtën atë heroikisht. Shqipëria doli kokëlartë ndërsa Serbia e turpëruar para botës. Ndeshja e ndërprerë pas sulmit fizik të futbollistëve shqiptar nga ana e lojtarëve dhe huliganëve vendës, pritet të regjistrohet 3:0 nga ana e komisioneve përkatëse të UEFA-s.Gjakova feston 1Kudo nëpër ambientet familjare dhe vendet publike, kafiteri e restaurante ishin vendosur  videoprojektor  të mëdhenj televiziv nga ndiqej drejtpërdrejtë ndeshja, ndërkohë që para dhe pas ndeshjes ka pasur një entuziazëm të paparë të tifozerisë për mundësinë e triumfit me 3 me 0 pas ndërprerjes së dhunshme të ndeshjes. Gjakovarët kanë pasur edhe një shkas shtesë për të festuar për faktin se në përbërjen e kombëtares së Shqipërisë kishte edhe tre gjakovarë, Lorik Cana, Burim Kukeli dhe Admir Abrashi të cilët bashkë me futbollistët tjerë të kombëtares u dëshmuan të denjë për të mbrojtur ngjyrat kuq e zi