Thursday, March 28, 2024
Kulturë

Filharmonia e Kosovës koncert i suksesshëm në Gjakovë

Buqeta me lule dhe duartrokitje të gjata për interpretimin e shkëlqyer të  orkestrës së Filharmonisë së Kosovës e karakterizuan koncertin e sotëm.  Filharmonia e Kosovës, të premten në mbrëmje u prezantua me sukses  para publikut të Gjakovës, në koncertin e radhës, në kuadër të programit “Filarmonia në lëvizje”. Gjatë koncertit u prezantuan  vepra nga Brahms, Ëeber dhe Dvorak. Në rolin e solistit në këtë koncert  u paraqit klarinetisti i talentuar, Ardit Ibrahimi ndërsa koncerti u dirigjua nga Lirjona Sylejmani. Ky koncert u mbajt në sallën e mbushur  me adhurues të muzikës artistike në Pallatin e  Kulturës Asim Vokshi.

Drejtori I Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari pas Koncertit tha se,  është kënaqësi të interpretosh para një publiku artdashës të Gjakovës. “Ky qytet me traditë për muzikën edhe sonte tregoi dashurinë për artin e mirëfilltë. Në këso atmosfere është kënaqësi për të interpretuar””, tha Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *