Wednesday, January 1, 2025
Lajme

Fillojnë veprimtaritë kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me koncertin  e  Ansamblit Kamertal të Gjakovës të mbajtur të premten në mbrëmje, kanë filluar veprimtaritë kulturore, përkujtuese , sportive e rinore në komunën e Gjakovës. Drejtoresha e Kultures Saranda Hyseni ka shpalosur pikë për pike të gjitha aktivitetet që sipas saj, do të jenë atraktive për gjithë bashkëqytetaret.

Me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit, ndërsa ikona të tilla do të vendosen edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, për çka organizatorët kanë ftuar gjakovarët që të përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës dhe ata kombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *