Thursday, April 4, 2024
Lajme

Fillon dita e re e punës në Vitin e Ri 2024

Pas ditëve të pushimit festiv , sot përditshmëria në një vit të ri ka marrë rrugën e vet. Pjesa më e madhe e punëtorëve kanë filluar me ditën e parë të punës në vitin e ri me shpresat se gjatë këtij viti do të realizojnë synimet e veta. Është ekonomia, faktori kryesor që na bënë të kemi një jetë më të mirë për familjen dhe shtetin, ndaj vetëm puna në të gjitha fushat e jetës na bënë të shpresojmë për një të ardhme më të mirë në vitin e ri 2024. 

Mërgimtarët të cilët erdhën në Gjakovë  për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar gradualisht të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.  Kjo hetohet edhe nëpër rrugët e Gjakovës ku ka kolona më të vogla krahasuar me ato siç i kishim në prak të festës së Vitit të Ri. Qëndrimi për festë i bashkëqytetarëve tanë që jetojnë e punojnë jashtë vendlindjes,  ka pasur reflektim në të ardhurat e  bizneseve gjakovare, posaçërisht të tregtisë, hotelerisë dhe fushave tjera. Të hyrat e kësaj feste  nga diaspora do të jenë një ndihmesë e madhe për familjet dhe bizneset që gjatë tërë vitit janë ballafaquar me rënie të standardit dhe qarkullimit. 

Shërbyesit civil sot i janë rikthyer  punës pas pushimit katër ditorë me rastin e festës së vitit të ri. Sot po ashtu vazhdoi edhe procesi mësimorë në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës. Për shkolla, muaji janar do të jetë me më së paku ditë mësimi, pasi sipas kalendarit të vitit shkollor 2023-2024, nga data 15  deri më 23 janar është caktuar pushimi dimëror. Gjatë muajit janar nxënësit do të vijojnë procesin mësimorë vetëm 13 ditë, shtatë ditë para pushimit dimëror dhe 6 ditë pas tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *