Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Fillon shkolla e boksit në Gjakovë

boks 1Njëri nga klubet, dikur më të suksesshme në Kosovë, Klubi i boksit Gjakova 137 po mbledh forcat që të rikthej shkëlqimin e vet në arenën sportive. Drejtues të këtij klubi kanë marrë vendim që të  hapin shkollën e boksit  për talentet e rinj, në mënyrë që t’iu jepet mundësia gjithë atyre që janë të interesuar që të merren me këtë sport. Nxitje për këtë ndërmarrje padyshim se është krijimi I kushteve më të mira për stërvitje në Pallatin e Sporteve Shani Nushi si dhe potenciali i trajnerëve me përvojë që ka qyteti jonë.

Në shkollën e boksit i prêt trajneri shumëvjeçar , Muharrem Rudi nga puna përkushtuese e të cilit kanë dalë emra të shquar të boksit. Bashkë me Rudin do të punojnë edhe  asistentët HajdarThaqi e  Sejdi Nivokazi.
Të gjithë të rinjtë e interesuar që të merren me këtë sport fisnik , të moshës 12 deri në 20 vjecare mundë të paraqiten çdo ditë prej orës 17.00 në pallatin e Sporteve Shani Nushi