Fillon shkolla e re, ndalohet tregu i plaçkave
Për shkak të fillimit të punës së objektit të ri shkollor “Kelmend Rizvanolli” me datë 2 shtator dhe krijimit të hapësirave adekuate për një proces sa më të mbarëvajtshëm arsimor, Bordi i Drejtorëve kanë marrë vendim që tregu ilegal, i njohur si “Tregu i plaçkave”, tek “Tabhanet”, të mos lejohet së funksionari më tej. Ky vendim është marrë mbi këtë parim por njiherit edhe për shkak të krijimit të hapësirave sa më urbane, dhe ata shitës që deri në këtë të hënë që e lamë pas kanë shfrytëzuar këtë treg, tani e tutje nuk mund të ushtrojnë më veprimtarinë e tyre në këtë hapësirë porse këtë duhet ta bëjnë në hapësirat e dedikuara për treg,ka njohtuar Zyra e Informimit ne KK.