Monday, December 30, 2024
Aktuale

Fillon viti ri akademik në Universitetin Fehmi Agani me 441 brucosh

 

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” sot filloi  viti I ri akademik 2018– 2019.  Rreth 3 mijë e 600 studentë të këtij institucioni të lartë arsimor,   filluan  një betejë të re  të dijes për tu përballur me sukseset dhe  sfidat  me të cilat do të ballafaqohen gjatë ditëve studentore.

Padyshim se më gëzuarit janë ndjerë brucoshët. Në  Universitetin  “Fehmi Agani” në Gjakovë në vitin akademik 2018-2019 janë pranuar 441 studentë të rinj. Prej tyre,  213 janë pranuar në Fakultetin e Edukimit, 120 studentë të rinj janë pranuar në Fakultetin e Filologjisë ndërkaq me indeks të Universitetit të Gjakovës  në Fakultetin e Mjekësisë janë bërë edhe  108 student.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza ka  uruar  të gjithë studentët dhe mësimdhënësit për  fillimin e vitit akademik 2018/2019, me dëshirat më të mira për punë me përkushtim dhe përmbushje të qëllimeve.

“Studentëve të rinj, që për herë të parë regjistrohen në Universitetin tonë, ju dëshiroj mirëseardhje në botën akademike dhe shumë suksese në përgatitjen e profesionit të tyre të ardhshëm. Ndërsa, studentëve të viteve tjera, ju përgëzoj për punën e deritashme dhe uroj për suksese edhe më të mira. Personeli akademik, menaxhues e administrativ, së bashku me studentët, le të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat e punës dhe të jemi shembull i korrektësisë dhe profesionalizimit, sepse jemi ne ata që bartim barrën e zhvillimit dhe mirëqenies të shoqërisë sonë. “ , ka thënë Buza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *