Friday, April 5, 2024
Kulturë

Filluan përgatitjet për premierën e parë në Teatrin Hadi Shehu të Gjakovës

Në Teatrin e qytetit Hadi Shehu në Gjakovë ka filluar përgatitjet për inskenimin e premieres së parë për këtë  vit “SAKATI NGA INISHMANI” me autor : Martin McDonagh e në regji të Shkelzen Berishës. Fillimisht po kryhen provat lexuese dhe atmosfera mes aktorëve është mjaftë e mirë dhe mobilizuese.

“Filluam me provat e leximit me dashurinë më të madhe për Teatrin dhe me përkushtimin maksimal në punën tonë. Ju premtojmê një super shfaqje “ kanë shkruar drejtuesit e Teatrit në  faqen zyrtare.
“Sakati nga Inishmani”, është një vepër që vë në pah pamundësinë e personazheve për të dal jashtë një ishulli të lënë pas dore diku në Irlandë. Ngjarja zhvillohet në një shitore të vjetër, e vetmja në atë ishull, ku thashethemet dhe intrigat u japin konotacione mbizotëruese dialogut dhe problemeve që shtjellohen në këtë vepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *