Thursday, March 28, 2024
Sporti

Fitore e mundimshme e Vëlaznimit me Kosoven 2:1

vellaznimi LiriaFutbollistët e Vëllaznimit kanë shënuar  fitoren e radhës me Kosovën e Prishtinës 2 me 1 në kuadër të garave të Ligës së parë futbollistike të Kosovës. Duket se futbollistët gjakovar i hynë këtij takimi duke e nënçmuar kundërshtarin gjë që pati reflektim në ecurinë e lojës. Goli i parë u shënua tek në minutën e 60’ me autor Ylber Myrten ndërsa i dyti në minutën e 90’ me autor Mevlan Zekën. Skuadra mysafire edhepse në fund të tabelës klasifikuese bëri rezistencë të madhe anipse luajti me një lojtarë më pak për shkak të kartuçit të kuq dhe dënimit të portierit që u zëvendësua me një futbollist prishtinas. Kosova shumë lehtë ka mundur të marrë një pikë në Gjakovë pasi në minutën shtesë arriti të zvogëlojë epërsinë në 2 me 1 dhe më pas edhe të barazoi por, Vëllaznimi ishte me fat, pasi topi i drejtuar në portë preku tranzverzalen. Me këtë fitore Vëllaznimi arriti të mbajë kryesimin e tabeles klasifikuese në saje të golavarezhit më të mirë se i dyti- Istogu