Tuesday, October 3, 2023
Sporti

Fitorja e 8-të me radhë e Vëllaznimit

Futbollistët e Vëllaznimit kanë mposhtur të mërkurën Dukagjinin e Klinës me rezultat 3 me 0(1:0) në kuadër të javës së 13-të të Ligës së parë futbollistike të Kosovës dhe me këtë kanë radhitur fitoren e tetë me radhë.
Vellaznimi VS Olimpiku i TiranesLoja e mirë dhe angazhuese e futbollistëve “kuq e zinjë” ka dhënë fryt që në minutën e 17’ kur Mevlan Zeka shënoipër 1:0 me të cilin rezultat u mbyll pjesëloja e parë.  Në të dytën u shënuan edhe dy gola. Në minutën e 57’ Gjergj Bushaj shënoi për 2:0 e në minutën e 82’ rezultatin përfudnimtar e mbylli Yll Myrta.
Nga ndeshja në ndeshje Vëllaznimi po dëshmonë angazhim dhe cilësi në lojë që po reflekton me kryesimin e tabeles klasifikuese.
Vëllaznimi aktivizoi këtë njëmbëdhjetësh: Muhaxhiri, Qarkagjia, Kasapi, Tetrica, Ylber Myrta,(R.Juniku),  Gjeraj, Buqaj (Yll Myrta), Dylazeka, Zeka(Gojani), Bardhoku dhe Bushaj.