Fitorja e tretë radhazi e KB Vëllaznimi, sot mposht KB Rahoveci
Pas Sigal Prishtinës e Pejës, në Gjakovë të shtunën është mundur KB Rahoveci. me rezultat 74:68 (20:15, 23:14, 17:21, 14:18), në kuadër të javës së 22-të të eliteës së basketbolit të Kosovës.
Përforcimi i ri Tiëian Kendley, që u paraqit për here të pare për gjakovarët, i dha gjallëri të re skuadres Kuq e zi duke kontribuar me 21 pikë. Vëllaznimi e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante, kurse pjesën e parë me shifrat 43:29. Epërsia në një kohë arriti deri në 18 pikë. Vëllaznimi e mbajti epërsinë deri në fund dhe triumfoi 74:68.
Te Vëllaznimi pos Kendley efikas ishte edhe Ty Nichols me 19 dhe Emmanuel Emogbo me 15 pikë e nëntë kërcime.
Vëllaznimi po lufton për mbijetesë në superligë. Pas ndeshjes së sotme , në këtë kampionat ka shtatë fitore dhe 15 humbje.