Friday, March 29, 2024
Kulturë

Flaka Goranci koncert në Vjenë

Flaka Goranci 2Mezosopranoja gjakovare  Flaka Goranci, më 7 Maj, në sallën e famshme koncertale “Boesendorfer Saal” në qytetin e Vjenës,  do të interpretojë në koncertin e titulluar “Liebest du um Schoenheit” (A dashuron të bukurën?), një koncert ky i cili do të jetë i përbërë nga veprat e titanëve të muzikës klasike: Gustav Mahler e Alma Mahler si dhe Robert e Clara Schumann.

“Koncerti do të mbahet në kryeqytetin austriak, saktësisht në shtëpinë e W. A. Mozart “Mozarthaus”. Aty unë do të interpretoj nën përcjelljen e pianistit gjerman me famë ndërkombëtare Stephan Matthias Lademann, i cili ka një karrierë mjaft të pasur në skenat botërore”, ka deklaruar Flaka për Kult plus.

Të shtojmë se do të jetë ky edhe një rast për tu dëshmuar cilësitë interpretative të Flaka Gorancit e cila  ka performuar si soliste me orkestra të njohura përfshirë këtu: Concentus Musicus, Orkestrën e Operës Shqiptare, Das Salonorchester Bad Schallerbach, The Orkestra e Ramat Hasharon, Orkestrën simfonike të RTSH-së, asaj të Filarmonisë së Kosovës dhe Maqedonisë.