Wednesday, March 27, 2024
Gjakova Presss

Fletëza meditimi e kujtimi për ditar përditshmërie

Shkruan: prof. Ruzhdi Sefa

 15 PRILL 1990      NOVOSELLË-GJAKOVË

Këtu e 23 vite më parë: Dita e Pashkëve në Kishën e Novosellës. Mija të pranishëm për të shënuar këtë ditë të madhe të besimtarëve katolik dhe ditë e shënuar e pajtimit të gjaqeve për familjet e hasmëruara për vite.  Aty janë përfaqësues të bashkësive fetare, veprimtarë të Degës së sapo themeluar të LDK në Gjakovë, veprimtarë të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve me në krye të përndriturin Profesorin  Anton Çetta.  Dhe fjalët e tij që edhe sot i dëgjoj!  Dhe porositë e  tij të urta që shpesh i kujtoj :

” Të bëhemi argatë të paemër në shërbim të popullit tonë.  Populli ka shumë nevojë për  misionarë  për  të gjitha fushat!”

Po  SOT ? Edhe më shumë !

anton cetta 2
MESIMDHËNËSIT: PERSONA TË MERITUAR NË NDËRTIMIN E SHTETIT TË KOSOVËS

Kuvendi I Kosovës ka miratuar rekomandimet që të  nxjerrët    ligji  për  punëtorët e arsimit shqiptar të Kosovës gjatë viteve 1990-1999 me q’rast ata do të barazohen  me statusin e personave të merituar në ndërtimin e shtetit të Kosovës . Qeveria e Kosovës obligohet që brenda  tre muajsh të sjellë për miratim këtë ligj në Kuvendin e Kosovës .

Dhe kujtesa……

Në vitin 1998 kur rruga magjistrale Pejë-Prishtinë ( pikërisht Gryka e Lapushnikut) e më pastaj rruga Prizren-Prishtinë (pikërisht Qafa e Duhlës) ishin në zjarrin e luftës , ishim të detyruar të udhëtonim nëpër rrugët Prizren- Mushnikovo-Prevallë… dhe atë me autobus  që pos udhëtarëve  nevojtarë për Spitalet e Beogradit  bartnin pasurinë  e rrëmbyer e të vjedhur nga familjet shqiptare (“ gjahun e luftës”) të ushtarëve, policia e paramilitarët serbë dhe e përcjellin për në Serbi!

Ditë e enjte . Në pjesën e rrugës prej Graçanicës për Prishtinë autobusi i relacionit Gjakovë-Prizren-Prishtinë-Beograd  u defektua. Një ditë përpara ishte raportuar se forcat e UÇK dhe ato militare serbe ishin konfrontuar në shumë pika të Kosovës dhe supozoja se nëse vonohem për ligjërata studentet do të mendojnë (me arsye) se nuk e kam marrë rrugën për Prishtinë fare dhe do të shpërndahen. E ndala një Taxi rasti i cili gjer në Prishtinë më kërkoj 10 DM dhe vazhduam rrugën. Kërkova nga  taxisti  që të nxiton ngase “studentët më presin” “por edhe mund të shpërndahen!”. Sapo e kuptoj angazhimin tim dhe qëllimin e udhëtimit me Taxi e shkeli papuçen e shpejtësisë  dhe më zbarkojë me kohë  duke mos pranuar të paguaj sipas marrëveshjes por vetëm deklarojë :  ” Edhe unë po dua me dhënë argatin tim në këtë proces!”. “Argat i paemër !”-sikurse kishte thënë prof. Anton Çetta.

Kështu ishte atëbotë ! E SOT, 15 vite pas çlirimit nga thundra serbe? Anketat e studentëve dëshmojnë se pjesa dërmuese e stafit akademik në UP ( se në ato private i mbajnë rregullisht!) nuk i mbajnë ligjëratat sipas orarit, ose sipas orarit kanë ligjërata në tri departamente  njëkohësisht dhe të njëjtat i bashkojnë, se…..Hej, ku jemi !?