Monday, March 31, 2025
Kulturë

Florenti e ka merituar finalen e Festivalit në RTVSH

florenti abrashi

Të premten në mbrëmje  në Tiranë ka nisur edicioni i 53-të I Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare, në të cilin u prezantua edhe këngëtari gjakovar, Florent Abrashi. Ai me tekst të vetin u prezantu në duet me Sigi Bastri me këngën “Eklips mbi oqean” të kompozitorit Sokol Marsi.  Interpretimi I këtij dueti u duatrokit nga publiku, mirëpo juria, për habi nuk e kualifikoi për natën finale. Florent Abrashi mban epitetin e zërit më të mirë shpallur në “The voice of Albania”.

Ndryshe për dy mbrëmje do të interpretohen  26 këngë të reja, që shpresohet të jenë një vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare. Në natën e tretë finale do të interpretohen këngët që fitojnë më së shumti pikë nga juria.  Ato do t’i përcillen publikut nga këngëtarë të njohur, por edhe të rinj, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.