Fontana e re vend argëtimi për biciklist!
Fontana e re në Parkun kryesor të qytetit u ndërtua gjatë gjithë verës dhe pritej me kërshëri se çfarë do ti sjell qendrës së qytetit. Në ditët e vapës u prit që me ujin ta freskoj ambientin dhe kalimtarët. Një formë ovale në zemër të parkut e rrethuar me kocka u bë për mrekulli, por uji assesi të dalë sipër saj. Vetëm shiu e ka grumbulluar ujin në fund të fontanës dhe tash ky ujë po i “flladit” gomat e biciklistëve që po bëjnë atraksione nëpër fontanën e re të pa promovuar solemnisht!