Tuesday, June 4, 2024
Sporti

Formohet klubi sportiv për persona me aftësi të kufizuara Boccia Maja e Pashtrikut

Në qytetin tonë të dielen u formua edhe një klub i ri sportiv. Bëhet fjalë për klubin sportiv Boccia Maja e Pashtrikut i fokusuar tek personat me aftësi të kufizuara. Kuvendi themelues ku ishin 21 anëtarë pjesëmarrës u dhanë hollësi për aktivitetin e këtij klubi që përfshin personat me aftësi të kufizuar në karrocë dhe lojërat e veçanta që mund të zhvillojnë ata. Ky klub u themelua me inicativen e Arlinda Haxhikadrisë me qëllim të përfshirjes së këtij komuniteti në veprimtaritë sportive e me mbështetje të Komitetit paraolimpik të Kosoves.   Kryetar i Sport klubit paraboccias Maja e Pashtrikut u zgjodh Fitim Halili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *