Thursday, April 25, 2024
Gjakova Presss

Freski në mbi 30 gradë, kujdes pastërtinë e Shkugëzes

Gjakovarët të dielen e  kanë kërkuar freskinë  skaj lumenjve, Erenik e Dri e më së shumti në Shkugëz. Freskija që sjellin pishat e larta dhe gjelbrimi I këtij pejsazhi natyror ishin pikë qendrore ndaj frekuenca e lëvizjes së këmbësorëve dhe veturave ishte jashtëzakonisht e madhe. Këta rreshta I shkruam jo për bukurinë dhe kënaqësinë që sjellë ky vend atraktiv, por për një dukuri që ende nuk është rrënjosur, hedhja e mbeturinave vend e pavend nga disa persona. Kjo sjellje po e zbeh imazhin e kësaj qendre rekreative, që rrallë kush e ka. Ndoshta mjafton kjo foto e bërë në hyrje të Shkugëzës,  për të na kujtuar kujdesin që duhet ta kemi të gjithë për mirëmabjtjen e ambijentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *