Friday, September 29, 2023
Lajme

Fshatrat Shqiponjë, Gërgoc, Kralan, Zhabel dhe Bardhaniq së shpejti me ujësjellës

Projekti i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Dushkajes  i financuar nga CDI, Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe KRU Gjakova, ka mbledhur përfaqesuesit e fshatrave Shqiponjë, Gërgoc, Kralan, Zhabel dhe Bardhaniq  për të diskutuar rreth finalizimit të punëve. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova Ismet Ahmeti tha se kompania do të ndihmoi maksimalisht në finalizimin e punimeve për kyqjen e rreth 600 shtëpive të këtyre fshatrave,  por ka kërkuar edhe  angazhimin e  vetë komunitetit që të marrin përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Përfaqësuesit e fshatrave u shprehën të lumtur për këtë  projekt shumë të nevojshem që do të realizohet në Dushkajë për një kohë shumë të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *