Thursday, April 11, 2024
Sporti

Fusha e Vëllaznimit e gatshme për stërvitje dhe ndeshje

Në klubin e futbollit Vellaznimi janë të gatshëm për të vazhduar garat në Ligën e parë futbolistike të Kosovës sipas rekomandimeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe në këto rrethana të pandemisë, drejtues të klubit kanë mbajtur lidhjet me futbollistët dhe shtabin teknik,  ndërkohë që  kujdesi për infarstrukturën e stadiumit ka qenë në nivel të lartë. Fusha është mirëmbajtur dhe e gatshme për ushtrimet dhe ndeshjet kampionale, nëse ato do të lejohen.

Ditë më parë kryetrjaneri i Vëllaznimit Ekrem Radoniqi, pasi kishte tërhequr vërejtjen për rrezikun nga pandemia,  kishte propzuar që ky kampionat të anulohet,  dhe të niset mbarë nga vjeshta me kampionatin e ri.

“Në Kosovë aktualisht nuk ka kushte për të rinisur kampionatet në futboll. Gjendja momentale, afati i shkurtër që është në dispozicion dhe numri I lojrave- xhirove,  që duhet të zhvillohen deri në fund të kampionatit, e bëjnë të vështirë nisjen e shpejtë të garave.” Kishte deklaruar Radoniqi.

Vëllaznimi në kohën kur u ndërpre kampionati ishte në pozitën e fundit në tabelen klasifikuese të Ligës së parë të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *