Thursday, April 11, 2024
LajmeSporti

Futbollistet e rinjë të Gjakoves në Suedi

Klubi i futbollit Gjakova me grupmoshat e reja edhe këtë vit, nga 14 deri me 20 korrik  po merrë pjesë në turnirin GOTHIA Kup në Suedi . Në ketë turnir ndërkombëtar ku marrin pjesë  mbi 85 shtete nga mbarë bota me mbi 1 mijë e 650 ekipe,  Republika e Kosovës po përfaqësohet nga 8 klube kosovare me 22 ekipe të meshkujve dhe dy të femrave. Në tri ndeshjet e para futbollistët e rinj të Gjakovës, që po marrin pjesë me katër ekipe të grupmoshave të reja kanë shënuar fitore. Ndryshe Gothia kup është   një turnir ndërkombëtar i të rinjve në futboll që zhvillohet  në qytetin Suedez Göteborg