Monday, April 8, 2024
Sporti

Futbollistet e Vellaznimit bojkotojne stervitjet

Vëllaznimi
Futbollistët e Vëllaznimit para ndeshjes me hajvalinë që në program është këtë të diele, kanë bojkotuar stërvitjet në shenjë pakënaqësie me mospagesën e pagave. Ata thonë se  shumica e lojtarëve mbijetojmë me këto paga. Në  një takim që është mbajtur dje me anëtarët e kryesisë së klubit u është premtuar se pagat do t’ ju ndahen së shpejti dhe nga lojtarët është kërkuar të vazhdojnë stërvitjet, ndërsa futbollistët kanë vazhduar me bojkot. Një gjendje e tillë vështirëson akoma më tepër gjendjen në klub për faktin e rezultateve  jo të mira në ndeshjet e fundit.  Pas nëntë javësh, Vëllaznimi zë vendin e shtatë me dhjetë pikë të tubuara.