Friday, April 5, 2024
Sporti

Futbollistët e Vëllaznimit, të marten stërvitjet e para

Pas  një pushimi të gjatë messezonal dhe pas dorëheqjes së kryesisë së klubit, Vëllaznimi të martën në orën 15.00 fillon me përgatitjet për stinorin pranveror. Këtë e bërë të ditur kryetrajneri I Vëllaznimit Ajet Shosholli I cili ka ftuar futbollistët pas një takimi që ka pasur të shtunën  në Kuvendin komunal me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila.
ajet shoshsolli“ Derisa të bëhen përgatitjet për kryesinë e re dhe të kryhen procedurat adekuate, me kryetaren  e komunës Mimoza Kusari Lila u morëm vesh që të nisim përgatitjet nga fillimi I javës së ardhshme, përkatësisht nga dita e marte, “ tha Shosholli  .
Vëllaznimi në stinonin vjeshtor arriti të mbajë pozitën e parë në tabelën klasifikuese, me 36 pikë, katër më shumë se i dyti Istogu me të cilin përballet në Gjakovë në ndeshjen e parë,  ndërsa synim ka kthimin në superligë, ndërkohë që futbolldashësit gjakovarë me riorganizimin e klubit, presin suksese më të mëdha.
Stinori pranveror I Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës fillon në muajin mars, ndërsa shumica e skuadrave futbollistike tashmë kanë filluar përgatitjet. (gjakovapress.info)