Wednesday, April 10, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

Futbollisti e jep shperblimin e Maratones për KF Rilindja e Kosoves

kf-rilindja-e-kosoves-skivjaniKlubet sportive në vazhdimësi po ballafaqohen me probleme financiare. Një shembull i mirë për tejkalimin e këtyre situatave është shënuar tek klubi i futbollit Rilindja e Kosovës nga Skivjani ku për arritjet e klubit, pos angazhimit në lojën e futbollit në fushë,  po angazhohen edhe përmirësimin e situatës financiare. Kështu futbollisti Arben Selimaj i cili ishte pjesëmarrës në Maratonën e Malësisë së Gjakovës e ku fitoi vendin e dytë dhe çmimin prej 500 euro, ka vendosur që këtë shumë t ia dedikoi klubit të vet, Rilindja e Kosovës. Klubin nga Skivjani herë pas here po e mbështesin edhe bashkëtatdhetarët dhe bizneset e kësaj zone.
rilindja-e-kosovesNdryshe sot zhvillohet ndeshja e mbetur e Ligës së dytë futbollistike të Kosovës  me ç”rast Rilindja e Kosovës nga Skivjani luan si mysafire e Ilirisë.