Futsall: Titulli kampionit do të fitohet në Gjakovë
Ndeshja e dytë e finales së PLEJ-OF-it të futsallit të Kosovës në mes të dy skuadrave më cilësore në vend, Liburnit te Gjakoves dhe Besës së Pejës që u zhvillua mbrëmë në sallën Karagaq të Pejës ka kaluar në shenjë të fitores së vendasve. Besa- Liburni 7 me 5.
Kështu pasi në ndeshjen e pare te plejofit, kishte fituar Liburni tash fituesi I kampionatit të futbsallit të Kosovës do të dihet në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet këtë mesjavë në Gjakovë e ku pritet një atmosferë e rrallë sportive. Ndeshja vendimtare për titull kampioni do të mbledh në pallatin e sporteve në Gjakovë një numër të madh të adhuruesve të futbollit të vogël.