Me organizim të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës dhe bashkëpunim me Auto Klubin ‘’Gjakova 137‘’ në Gjakovë, para një numri të madh të adhuruesve të këtij sporti u mbajt gara automobilistike në disiplinën slalom. Garat u zhvilluan në 6 kategori varësisht nga fuqia e motorit të veturës..

Liridon Kalenderi ka fituar garën e tretë të disiplinës rrethore të Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm, që u mbajt në Gjakovë të dielën e që u përcoll nga mijëra dashamirë të sportit.
Kalenderi që me kartingun e tij përfaqëson Auto Klubin Gjakova fitoi kategorinë e gjashtë dhe pati kohën më të shpejtë duke kaluar shtegun për 2:28:245.
Përveç rezultatit të mirë, ai të pranishmit i argëtoi edhe me akrobacionet pas përfundimit të garës.
Ndërkohë, po thuaj në të gjitha kategoritë garuese u tregua rivalitet mjaft i madh. Në kategorinë e parë sërish i pari doli Refki Jakupi i Prizrenit D&G, i cili pati kohë prej 2:48.499, ndërsa për vetëm 328 të qindtat më i ngadalshëm ishte Kreshnik Mariqi nga po i njëjti klub.
Me rezultate të mira ka vazhduar edhe Përparim Dushi (Prishtina RT), i cili ishte i pari në kategorinë e tretë, me kohën 2:38.083.
Pas fitores në Prizren, serinë pozitive e ka vazhduar edhe Bekim Kadrija (Gjakova 137), i cili në kategorinë e katërt doli i pari, duke e kaluar shtegun për kohën 2:39. 319 minuta.

Në kategorinë e pestë, njëherësh më atraktive, triumfoi Flamur Ismaili (Prishtina RT) me kohën 2:35.958 minuta, ndërsa pas tij u rendit Erdin Opoja nga AK Prizreni.
Në plasmanin e përgjithshëm i pari doli Liridon Kalenderi (2:28.245 minuta), i dyti u rendit Flamur Ismaili (2:35.958), ndërsa i treti Korab Bajraktari me kohën 2:37.343.
Në konkurrencën ekipore, Pishtina RT doli e para, duke lënë prapa Prizrenin D&G dhe Ferizajn.