Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajmeSporti

Garë e rekordeve botërore në Gjakovë Alkenti dhe Agimi

Alkenti 1Dy ngjarje atraktive që lidhen me sportin dhe rekorde botërore. Sot paradite  në pallatin e sporteve Shani Nushi,  Alkent Pozhegu  I njohur si sfidues I rekordeve në cilësinë e mjeshtrit të punimeve artistike nga pemët dhe perimet sot ka filluar  të sprovojë veten edhe në një ndërmrrje tjetër për librin e Ginisit. Ai do të punoi nga drithi: gruri, misri dhe orizi Mozaikun 500 metra katror me figurën e futbollistëve  Kristiano Ronaldo dhe Mesi dhe logot e klubeve të famshme FC Barcelona dhe Real Madrid. Kjo është  garë që tentohet të thyhet rekordi që mban një Indian me mozaik drithërash prej 400 metrash katror. 

agim AgushiMbesim tek rekordet botërore që po regjistrohen në qytettin tonë. Neser  prej ores 17.00  edhe  rekordmeni botëror Agim Agushi me ecje mbrapa me top në kokë do të sprovojë veten në Qendër të qytetit të  Gjakovës prej orës  17.00.

Katër herë rekordmeni botëror dhe një herë i Ginisit, Agim Agushi, po përgatitet edhe për sprovat e radhës. Pas tri vjetësh, Agushi i rikthehet skenës me një disiplinë tjetër.

Ai këtë herë do ta sprovojë veten që ta mbajë topin me kokë duke ecur rreth 4 km prapa. Këshilli Organizativ i rekordit të botës “Mbajtje e topit me kokë, duke ecur prapa”, në një takim me përfaqësuesit e mediave ka shpalosur detajet e kësaj ngjarje.

Ky rekord është mundësuar nga Klubi i rekordeve të botës “Saksonia” nga Lajpcigu i Gjermanisë, ndërkohë që gara për rekordin botëror të Agim Agushit mbahet më 31 maj, në qendër të qytetit të Gjakovës nga Hotel “Pashtriku” e deri në pjesën e njohur si Çarshia e Vogël.