Tuesday, February 6, 2024
AktualeSporti

Gashi dallëndyshja 2015 në garat te Ura e Fshenjt

Ura 2015 fituesi Florim Gashi in
Florim Gashi, fitues i vendit të parë

Flurim Gashi është fitues i këtij viti nga garat unike që zhvillohen në vendin tonë, kërcim nga lartësija e ures mbi 18 metra.  Në brigjet e  Drinit të Bardhë , tek Ura e Fshenjtë  të dielen  u mbajtën garat tradicionale të kërcimeve në ujë. Garat i shpalli të hapura kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila e cila edhe në këtë vit në mënyrë konkrete tregoi përkushtimin dhe mbështetjen për këtë garë atraktive, dhe të vetmen jo vetëm në Kosovë, porse edhe në rajon .

Muzika, dielli e freskia e ujit të Drinit, i përcollën mysafirët që ishin edhe nga diaspora. Në 65 vjetorin e këtij aktiviteti sportiv, garuan dhjetëra garues të dy kategorive,  kërcimi në këmbë si dhe kërcimi “dallëndyshe”. Nga kjo garë, kampion në kërcimin “dallëndyshe”, u shpall Florim Gashi i cili u shpërblye me 500 euro nga organizatori. Nasip Krasniqit I takoi vendi i dytë dhe Sali Rizes  vendi i tretë. Fitues në stilin kërcim në këmbë u shpallën: Arlind Shala e David Tuqi të cilët e  ndanë vendin e parë kurse vendi tjetër iu dha Alfred Preqit.