Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Gati për fillimin e vitit të ri shkollor

shkollaZilja e shkollës më 2 shtator do të jetë sinjali për të nisur vitin e ri shkollor   rreth 23 mijë nxënës gjakovarë, në mesin e të cilëve edhe rreth 1 mijë e 760 nxënës fillestarë dhe rreth 5 mijë e 800 nxënës të shkollave të mesme  në 6 qendra të mesme shkollore në profile të ndryshme profesionale.  Silvana Haxhikadrija, drejtoreshë në Drejtorinë komunale të arsimit, në konferencën me gazetarë tha se janë bërë  përgatitjet solide për fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë. Punimet rreth renovimit dhe përmirësimit të infrastrukturës shkollore janë zhvilluar në 23 objekte shkollore dhe ato kanë përfunduar me sukses, pos në shkollën fillore “Mustafa Bakija’.

“Në të gjitha objektet punimet kanë përfunduar dhe nxënësit mund ta fillojnë procesin mësimor, pos në objektin e shkollës “Mustafa Bakija”, e cila po rinovohet me fonde të Komisionit Evropian. Në këtë shkollë, mësimi do të fillojë më së largu deri me 15 shtator” tha Haxhikadrija.

E ajo që vlenë të përmendet është se nga data dy shtator, qytetit të Gjakovës do t’i shtohet edhe një objekt i ri shkollor, i cili do eliminojë në tërësi fenomenin e zhvillimit të mësimit me 3 turne. Është kjo shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli”, e cila është ndërtuar si donacion nga familja gjakovare Rizvanolli, që për këtë qëllim ka ndarë 500 mijë euro.

Aktualisht në ambientet e DKA-së janë duke u mbajtur intervistat për mësimdhënës, ku sipas drejtoreshës Haxhikadrija për 60 vende të lira kanë konkuruar rreth 300 kandidatë.