Gati për mbjelljen e grurit
Moti i mirë që po mbretëron këto ditët e fundit ka kthyer në ara prodhuesit bujqësorë. Në Drejtorinë komunale të Bujqësisë thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbjelljet e vjeshtore. Ndërkohë që në disa pjesë të komunës tashmë ka filluar mbjellja e hektarëve të parë me grurë dhe kulturave tjera vjeshtore. Ekspert të bujqësisë këshillojnë prodhuesit bujqësorë se duhet të kujdesën për kullimin e arave nga uji i tepërt ngase kjo mund të ju krijoj probleme ne të mbjellat e tyre. Ndërsa, disa bujq të rajonit të Dushkajës theksojnë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbjellje por që nuk ka mundësi të shtojnë sipërfaqet e arave me grurë e kultura tjera për mungesë të fondeve.
Mbjelljet vjeshtore në komunën e Gjakovës pritet të shtrihen në rreth 4 mijë e 650 hektarë të cilat do të jenë të mbjella me grurë, 13 hektar thekër dhe 20 hektar trokall.(