Monday, April 8, 2024
AktualeLajme

Gerqina me ujësjellës

rADONIQI FOT 1Përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijes për banorët e komunës sonë, kanë rezultuar  me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet komunës dhe Kompanisë Rajonale të Ujërave “Radoniqi” për rindërtimin, përkatësisht rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin Gërqinë. Në kuadër të këtij projekti të përbashkët të “Radoniqit” dhe KK,në  vlerë prej 160 mijë euro, 80 % prej të cilave, do të jetë  investim i Kompanisë Radoniqi, ndërsa pjesa tjetër nga komuna, do të rehabilitohet rrjeti ekzistues përkatësisht ujëmbledhësi i fshatit si dhe  do të ndërtohet pusi i ri e sistemi përkatës, pastaj një pjesë e rrjetit të ri në gjatësi prej 13 kilometra, ku do të vendosën tuba llojesh të ndryshme  si dhe do të ndërtohet një rezervuar i ujit me kapacitet prej 200 metra kub.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje drejtues komunal dhe të Radoniqit kanë bashkëbiseduar dje pasdite me banorët e fshatit Gërqinë të cilët janë shprehë të lumtur se problem I furnizimit me ujë të pijes më në fund po gjen zgjidhje.