Wednesday, April 24, 2024
Lajme

Gjakova deri me sot me 368 raste me Covid 19!-Raporti ditor i Spitalit

Në komunën e Gjakovës nga fillimi i pandemisë Covid 19 e deri me sot janë konfirmuar të infektuar 368 persona, pasi sot (15 Gusht 20) janë konfirmuar edhe 5 raste të reja, 3 në qytet dhe nga një në Novosellë e epërme dhe Doblibare. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë komunale të shëndetësisë, deri më dje, në komunën e Gjakovës, prej muajit Mars nga fillimi i pandemisë, ka pasur 22 raste të vdekjeve nga Covid 19.

Institucioni shëndetësor që në komunën e Gjakovës, ka barrën kryesore me pandeminë Covid 19, është Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda”.

Këtu mantelbardhët po punojnë pa pushuar në shërbim të shëndetit të të sëmurëve me këtë virus. Sipas raportit 24 orësh të këtij institucioni, 45 pacientë sot janë të hospitalizuar duke u trajtuar për Covid në repartet e spitalit. 30 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 2 pacientë negativ kurse 9 pacientë presin rezultatet e testimit. Më tutje në raportin ditor të Spitalit të Gjakovës, thuhet se 28 pacientë janë me oksigjeno terapi, 2 pacientë janë në CPAP maskë dhe 2 pacientë janë në respiratorë. Me Covid pozitiv aktiv janë: 4 mjekë 15 infermierë dhe 3 nga stafi mbështetës.

Drejtues të spitalit tërheqin vërejtjen për kujdes të shtuar me bartjen e maskave, distancës dhe higjienes personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *