Sunday, April 7, 2024
AktualeLajme

Gjakova e Kukësi aktivitete të koordinuara për Eksodin ‘99

KukesiKomuna e Gjakovës dhe Kukësit,  janë marrë vesh   për veprim të përbashkët lidhur me   përgatitjet e aktiviteteve që do të zhvillohen  lidhur me shënimin e 27 marsit ditës historike të eksodit të vitit 1999 të   qytetarëve nga Gjakova, Prizreni, Rahoveci e Suhareka.

Mimoza Kusari Lila dhe Ibes Elezi kryetar të komunave Gjakovë dhe Kukës patën një takim të mërkurën në Gjakovë ku u pajtuan që për këtë ditë,  që tani shënohet historike për dy vendet Kosovë dhe Shqipëri e që është emëruar “Dita e Bujarisë”, ti bashkërendojnë veprimet për shënimin në formën më të mirë të mundur,  por njekohesisht  ky rast të shërbejë  jo vetëm ditë e shënimit të dëbimit me dhunë të qytetarëve të kësaj pjese të Dukagjinit por edhe si ditë e bashkëpunimit dhe krijimit të një miqësie me të fuqishme.

Në këtë takim është   shfaqur gatishmëria e bashkëpunimit reciprok edhe  për projektet e zhvillimit ekonomik, turistik e kulturor.

“ Tash e në periudhat në vazhdim do të punohet për një afërsi më të madhe në mesë të dy komunave dhe, për këtë qëllim do të krijohet “harta digjitale”, që bënë të mundur njohjen dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e turizmit natyror e kulturorë të dyja komunave”, ka spikatur Kusari-Lila. Ajo ka thënë se tani Kukësi por edhe komunat tjera kufitare të Shqipërisë do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të Gjakovës dhe si zonë e lirë ekonomike.

Edhe nga ana e prefektit të Qarkut të Kukësit z. Ibes Elezi, takimi me kryetaren e Gjakovës Kusari-Lila, është vlerësuar mjaftë i suksesshëm dhe me shpresa të mëdha për një afërsi të realizimit të shënimit të kësaj date, por edhe të veprimit të mëtejmë të përbashkët  për realizimin e projekteve zhvillimore që kanë të bëjë me turizmin, kulturën dhe projekte tjera ekonomike.

Është madhore shënimi i 27 marsit të vitit 1999, ku më se 6 mijë qytetarë u dëbuan me dhunë nga Gjakova, Prizreni, Rahoveci e Suhareka, dhe gjetën mikpritjen dhe bujarin tek banorët e qarkut të Kukësit”, ka thënë Prefekti  Elezi.