Tuesday, April 2, 2024
KulturëLajme

Gjakova e radhitur mes 8 qyteteve të Ballkanit që duhet vizituar

image description

Gjakova konsiderohet si qytet atraktiv posaçërisht  për  turistët  për faktin se ka një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore e historike, ndaj,  nga viti në vit po vizitohet më tepër nga mysafirët.  Web faqja e specializuar për fushën e turizmit “Culture trip” e ka radhitur  Gjakovën  në mesin e tetë qyteteve  të Ballkanit që duhet të vizitohet këtë vit.  Në rekomandimin për Gjakovës,  aty shkruan se; “Gjakova është një qytet i bukur që ndodhet në vendin më të ri në Evropë,   por i cili shpesh anashkalohet nga vizitorët për shkak se tërhiqen më shumë  nga qyteti më i njohur historik i Prizrenit. Megjithatë, ky qytet simpatik u ofron vizitorëve një pazar tradicional, xhami të bukura dhe një muze interesant etnografik perfekt për zbulimin e historisë së Gjakovës”, thuhet në arsyetimin e saj.

Një vlerësim i këtillë padyshim se na gëzon të gjithëve sepse turizmi mundë të jetë një shtytës i mirë i zhvillimit ekonomik, por njëkohësisht na obligon për një përkushtim shumë më të madh ndaj ruajtjes dhe kultivimit të traditës për trashëgimin e pasur kulturore.

Ndryshe Kulla e Abdullah Pashë Drenit, Xhamia e Hadum Agës, teqja e bektashinjve, Hani i Haraçisë, Muzeu Etnografik, Çarshia e Madhe janë vetëm disa nga monumentet kulturore e historike që i shtojnë bukurinë qytetit të Gjakovës.

Gjakova si një qytet me një histori të lashtë shumë shekullore prej të cilës kanë mbetur edhe shumë objekte e artefakte që tregojnë për jetën që u zhvillua në këtë qytet, vetëm në vitin 2017, është vizituar nga mbi 10 mijë turistë nga vende të ndryshme.

Ndryshe, përveç Gjakovës, kjo faqe e turizmit ndërkombëtarë rekomandon të vizitohen edhe qytete tjera ballkanike, përfshirë edhe Korçën në Shqipëri e Janinën në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *