Tuesday, April 1, 2025
Aktuale

Gjakova e teta në vend për nga numri i të infektuarve me Covid 19 !

Që nga muaji Mars e deri më sot komuna e Gjakovës ka regjistruar 2 mijë e 82 raste të konfirmuar me Covid 19. Sipas tabeles radhitëse, komuna e Gjakovës , e cila është në Zonën e verdhë, pozicionohet në vendin e tetë, prapa Prishtinës, Gjilanit, Fushë Kosovës, Ferizajt, Mitrovicës së J., Podujeves dhe Pejës.

Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 16 raste të reja  me Covid 19. Prej tyre 8 janë nga qyteti , e të tjerat në zonat rurale. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  2 mijë e 82  raste . Gjatë 24 orëve të shkuara  nuk ka pasur të shëruar. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 774. Nuk ka pasur as raste të vdekjeve brenda 24 orëve të shkuara. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 95. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 213.

Në Spitalin e Gjakovës 43  pacient po trajtohen për COVID-19,   prej tyre 22 të konfirmuar pozitiv, 19 të konfirmuar negativ dhe 2 të pakonfirmuar, është bërë e ditur  në raportin e sotem   të këtij institucioni shëndetësorë që po bartë barrën kryesore të shërimit të pacientëve me Covid 19. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 28 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërkaq 3 me CPAP maskedhe një në respirator

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *