Saturday, April 6, 2024
Lajme

Gjakova e Tetova kërkojnë rrugë bashkëpunimi

Gjakova tetovaGjakova e Tetova janë komuna që drejtohen nga kryetaret femra, Mimoza Kusari Lila dhe Teuta Arifi. Që kur u zgjodhën në këto poste kishin këmbyer urime për suksese në punë ndërkohë që të hënën do të bisedojnë në Gjakovë për format e bashkëpunimit.

Zyra për Informim e KK të Gjakovës ka njoftuar se mysafirja nga Tetova nga ora 11:30 do të takohet me Kryetaren e Gjakovës, ku do të bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit në mes të këtyre dy komunave, ndërsa në ora 12:30 do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.