Wednesday, June 5, 2024
Aktuale

Gjakova me 26 mijë hektarë pyje

U shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 21 mars si Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve, në vitin 2012. Në komunën e Gjakovës janë rreth 26 mijë hektarë, prej tyre 16 mijë në sektorin publi4 dhe 10 mijë hektarë pyje  në sektorin privat.

Kjo ditë shënohet për të ndërgjegjësuar për rëndësinë e pyjeve, shtetet pjesëmarrëse inkurajohen te ndërmarrin iniciativa dhe veprime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për te organizuar aktivitete qe përfshijnë pyjet dhe pemët, përfshire edhe fushata te mbjelljes se pemëve. Pyjet e Kosovës përbëjnë rreth 41%  të të gjithë territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e pyjeve gjenden në jugperëndim të Kosovës, ku hynë komuna e Gjakovës dhe janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës. Udheheqësi i sektorit të pyjeve në Gjakovë, Xhavit Hasanaj, ka thënë se komuna e Gjakovës ka një potencial të madh të pyjeve.

Pyjet e Kosovës, pra edhe të Gjakovës  janë të kanosura  nga zjarret dhe prerjet e paligjshme. Por,  Hasanaj tha se këto dukuri, fatbardhësisht nga viti në vit  janë në rënie e sipër, kurse vëmendje po i kushtohet pyllëzimit të siperfaqeve të reja. Vjet në zonën e Morines, që është më e zhveshur nga pyjet,  janë pyllëzuar 30 hektar me pisha, e posahtu siperfaqe të rej do të mbillen edhe sivjet.

Të themi se tek ne  gjenden disa lloj pyjesh, por që kryesisht përfaqësohen nga halorët. Kanë një faunë e florë të gjerë që ka rëndësi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Flora e Kosovës përfaqëson rreth 25% të florës së Ballkanit dhe asaj të Evropës. Rajoni me shumëllojshmërinë më të lartë është rajoni i Maleve të Sharrit dhe Alpet Shqiptare një pjesë e të cilave janë në territorin e komunës së Gjakovës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *