Saturday, February 3, 2024
Aktuale

Gjakova me 485 raste aktive me Covid 19

Në Spitalin e përgjithshëm  Isa Grezda sipas raportit të sotëm janë të hospitalizuar 91 pacientë të dyshuar me Covid 19, ndërsa problem mbetet mungesa e kohëpaskohshme e oksigjenit.

Mantelbardhët po bëjnë përpjekje që me kapacitetet ekzistuese ti dalin përball fluksit të madh të pacientëve që kërkojnë shërim nga Covid 19,  ka thënë Hilmi Shala u.d I drejtorit në Spitalin e Gjakovës.

 “Puna e tyre aspak nuk është e lehtë. Pos rasteve tragjike ka numër në rritje edhe të mantelbardhëve të infektuar. Aktualisht me Covid 19 janë 4 mjek, 15 infermier dhe 6 punëtorë nga stafi mbështetës i spitalit. Kjo flet më së miri për sakrificën që po bëjnë ata për të ofruar ndihmën mjekësore. Në këtë përballje po paraqiten edhe vështirësi  sikurse në gjitha spitalet tjera të vendit me mungesën e oksigjenit”, ka thënë  Shala.

 Ndryshe, gjatë 24 orëve të shkuara janë infektuar 22 persona nga komuna e Gjakovës duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 760 persona me Covid 19.  Janë të shëruar 39 pacientë duke e sjell numrin e të shëruarve në 1.202. Ka 2 raste të vdekjes duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 73 raste të vdekjes.

Momentalisht në komunën e Gjakovës janë 485 raste aktive me Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *