Thursday, March 28, 2024
Aktuale

Gjakova me  aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”  e para me 6 mijë vullnetarë

 

Më 24 Maj  në Gjakovë, është organizuar aksioni tradicional “Ta pastrojmë Kosovën”  aksion në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizatave joqeveritare, nxënës e mësimdhënës si dhe qytetarë të shumtë. Vullnetarët e shumtë duke filluar nga fëmijët e kopshteve ata parashkollor, nxënës e punëtorë kanë mbledhur mbeturina nëpër ambientet publike dhe kanë shtuar sipërfaqet e gjelbëruara. Ata janë zotuar se kurdoherë ku I ftojnë në aksione të tilla do të përgjigjen pozitivisht, për ta bërë Gjakovën më të pastër dhe më të bukur. Let’s Do It Kosova për të gjashtin vit me radhë, ka shënuar në mënyrë të suksesshme aksionin e madh të pastrimit në tërë Kosovën “Ta Pastrojmë Kosovën”. Mbi 51 mijë vullnetarë morën pjesë në aksionet e  pastrimit, të cilat rezultuan me eliminimin e 132 deponive ilegale dhe grumbullimin e mbi 10 mijë thasëve me mbeturina.

Në aksionin në nivel vendi  numri më i madh i deponive është larguar në Komunën e Istogut. Me 22 deponi të larguara, Istogu mban primatin për numrin më të madh të deponive të eliminuara. Ndërsa, në Komunën e Gjakovës është angazhuar numri më i madh i vullnetarëve, me mbi 6 mijë.

Andaj, këto dy komuna shpallen si më të suksesshmet për aktivitetet e organizuara në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *