Saturday, April 6, 2024
AktualeLajme

Gjakova me Shkupin

shkupiAshtu si në shumë qendra tjera shqiptare, edhe në Gjakovë, të premtën në mbrëmje u protestua në mënyrë të qetë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët tash e sa ditë po përballen me padrejtësi të ndryshme nga shteti maqedonas.
Protesta mbahet në orën 20 e 30 minuta, në afërsi të Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, ndërsa organizohet nën moton “Shkupi, jemi me ty, në mbështetje të vëllezërve tanë”.
Organizimi i kësaj proteste ka ardhur në mënyrë spontane nga një grup të rinjsh, në mesin e tyre edhe shumë tifozë të klubit futbollistik “Vëllaznimi”, të cilët duke parë zhvillimet e fundit,  vendosen që të solidarizohen me shqiptarët në Maqedoni.