Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Gjakova më shumë e lumtur për fitoren e Shqipërisë

kuqeziprShqiptarët kudo në botë gjatë 24 orëve të shkuara por edhe  sot po jetojnë  me futbollin.  Populli i lashtë i kontinentit të vjetër do të përfaqësohet për herë të parë në një Kampionat Evropian gjatë verës së ardhshme. Ëndrra e kamotshme e shqiptarëve përfundimisht u realizua të dielën në mbrëmje . Kombëtarja Shqiptare u kualifikua në Evropianin “Franca 2016”, pasi e fitoi ndeshjen jetike si mysafire e Armenisë, edhe atë bindshëm, 0:3.

Një fitore e këtillë u konsiderua si historike prandaj në të gjitha qendrat u festua. Gëzim, urime,  fishekzjarre, kolona veturash e muzikë kishte gjatë tërë natës edhe në Gjakovë. Rrugët kryesore, qendra e qytetit,  Çarshia e Vjetër dhe Çarshia e Vogël kanë qenë përplot me të rinjtë të mbështjellur me flamuj kombëtarë e simbole tjera kuq e zi. Gjakova ka festuar tërësisht kuq e zi.

Lorik CanaBurim kukeli-shqipeAmir abrashi-feston-dit-euml-lindjen-n-euml-shqip-euml-ri_hdQyteti I traditës për kulturën dhe sportin ka pasur edhe një shkas shtesë për ta festuar më tepër këtë fitore,  për faktin se mes heronjve të kombëtares shqiptare kishte edhe tre futbollist gjakovarë, Lorik Cana, Burim Kukeli dhe Amir Abrashi