GJAKOVA NË 14 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Rrugët dhe sheshet e Gjakovës janë stolisur me flamuj kombëtarë e shtetëror. Gjakova me aktivitete te ndryshme ka filluar kremten e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nëpër shkollat tona po zhvillohet gara e nxënësve për të thurur fjalët më të bukura për këtë datë të rëndësishme historike ndërsa edhe garat sportive po zhvillohen në shumë mjedise rinore. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Gjakova në veçanti këtë datë e prêt krenare për faktin se për të arritur deri te kjo ditë, bëri sakrifica të mëdha dhe dha shumë heronj e dëshmorë, martirë të kombit të cilët i nderojmë përjetësisht.
Aktivitetet e Komunës së Gjakovës për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2022!
Ora 10:00 – Homazhe tek lapidari “Shokët e lirisë”;
Ora 10:00 – Gara në futboll, KF “Gjakova” & SHF “AS” në sallën e sporteve “Shani Nushi”;
Ora 11:00 – Acitivism Roots – Lëshimi i balonave dhe ëmbëlsira e pavarësisë në parkun e qytetit dhe
Ora 14:00 – Ekspozita “Etnos” në Galerinë e Arteve