Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Gjakova në Diten Boterore të Ujit

Liqeni_i_Radoniqit_422 marsi është  Dita Botërore e Ujit, e cila shënohet në kohën  kur kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullësine kosovare, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm. Fatbardhësisht komuna e  Gjakovës  këtë ditë të rëndësishme po e kalon në shenjë të furnizimit 24 orësh të qytetarëve me ujë të pijes që menaxhohet me sukses nga  Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi.

Rreth 230 mijë banorë të Gjakovës, Rahovecit dhe disa fshatrave të Prizrenit vazhdimisht furnizohen me ujë cilësorë të pijes që prodhohet në Stacionin e Filtrimit ku bëhet filtrimi i ujit me kapacitetin e projektuar prej 500 litra në sekondë por që në rast nevoje tejkalohet ky kapacitet deri në 700 litra në sekondë.  Në këtë stacion  bëhen analizat e tërsishme dhe të vazhdueshme për tu ofruar konsumatorëve ujë të shëndetshëm. Konsiderohet se gjakovarët konsumojnë ujin më cilësorë në vend duke marrë parasysh edhe burimin e ujit që vjen nga bjeshkët e Decanit.

RadoniqiNdryshe Hidrosistemi Radoniqi është ngritur me investim të Bankës Boterore,  mes viteve 1978 deri më 1985. Liqeni artificial  është krijuar me ekzekutimin e digës në fshatin Radoniq me një  thellësi të digës 61 metra,  me kapacitet maksimal  prej  117 milion metra kub ujë  dhe sipërfaqe prej 612 hektarëve . Furnizimi i rregullt 24 orësh me ujë të pijes, zvoglimi i humbjeve të ujit dhe ndërpreja e keqpërdorimeve  mbetet preokupim i dorës së parë të menaxhmentit

të kompanisës. Falë angazhimit maksimal në ofrimin e shërbimeve teknike, të kontrollës, çkyçjes dhe inkasimit, është arritur të zvogëlohen humbjet e  ujit për 6 %. Drejtues të Radoniqit thonë se këto arritje janë  mundësuar edhe me implementimin e projekteve investive nga mjetet vetanake si dhe  nga donacioni i Qeverisë së Kosovës, për vitin 2013, në vlerë mbi një million euro.

Dita botërore e ujit  shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje, sepse ekspertët botërorë thonë se po afrohet koha kur kërkesa për ujë do ta tejkalojë furnizimin. Kjo do të rezultojë në ndaljen e zhvillimit, fillimin e luftës për ujë dhe mundësinë e luftës ndërshtetërore. Numri i popullsisë botërore po rritet shpejt, kërkesa për ujë edhe më shpejt, kurse sasia e saj nuk ndryshon. Deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore.