Gjakova nikoqire e ciklit kualifikues për kampionatin Evropian
Në Pallatin e Sporteve në Gjakovë, kanë nisur garat tre ditore për ciklin kualifikues për kampionatin Evropian në volejboll për moshat deri në 18 vjeç-meshkujt. Volejbollistët e përfaqësueses së Kosovës të enjten e filluan me humbje. U mposhten nga Dinamarka 0 me 3 në seta. Në ndeshjen e pare të këtij turneu Çekët fituan nga Estonia 3 me 0 në seta.
Të premten nga ora 17.00 takohen Danimarka-Çekia dhe prej orës 19.30 Kosova- Estonia.