Thursday, March 28, 2024
Kulturë

Gjakova nikoqire e edicionit të 7-të  të Akademisë Verore të Muzikës Evropiane

Deri më 31 gusht në Gjakovë do të mbahet edicioni i ri i Akademisë Verore të Muzikës Evropiane. Festivali ka filluar  rrugëtimin e ri të dielën në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Gjakovë,  me kurset  e perkusionit, ku kanë marrë pjesë student nga Gjakova, Prishtina dhe Shkupi, në përkujdesjen e profesorit nga Hollanda,  Maarten Smit. Ndërkaq, duke filluar  nga dita e mërkurë, do të vazhdojnë kurset edhe për instrumentet tjera muzikore.

Këtë vit pritet të marrin pjesë mbi 100 instrumentistë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia e Gjermania. Veçantia e këtij edicioni është profili i kurseve të formimit artistik, i cili do të fokusohet në përgatitjen individuale në instrument si dhe në lojën në ansambël e muzikë dhome.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *