Saturday, April 6, 2024
Gjakova Presss

Gjakova si kashta e Kumtrit

gjakovaGjakovë,

Netëve nga qafat e kufinit ti shoh kullat me drita
Më ngjan si Kashta e Kumtrit.

Ne – Gjakovë e Malësi… na lidh fort ndërveti

Udha e Gjakut – jo veç “Rruga e Qumështit”…

E madhja Gjakovë: me Malësi, Deçan e Junik .

Si Kashta e Kumtrit dhe ti e formon nji Galaktikë.

Sa Kashta e Kumtrit me yje e planete në Gjithësi

Kjo Galaktika jote Gjakovë ka rritë emra në histori….

Me qumështin nga qielli,

Me gjakun e tokës…
Galaktika Gjakovë i ndritë e i flet Kohës…

.

Ramiz LUSHAJ